Detaje tronditëse dalin në dritë lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Dervish Hasi, i cili u vu në pranga sot nga policia e Tiranës, nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një 16-vjeçareje, prej dy vitesh.
42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.
Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.
42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.