Rajon
Tronditet rrjeti/ Fotografohet e zhveshur pacientja që po kurohej me COVID-19 në spital, autoritetet qeveritare kërkojnë hetim urgjent
Një paciente e cila po kurohej për COVID-19 në një spital ka rënë pre e një abuzimi të madh të privatësisë së saj.
Pacientja shihet vetëm në të brendshme, ndërsa fotografia e cila është bërë në një spital të përkohshëm për Covid-19 në Beograd dhe është shkrepur pa dijeninë e saj
Anastasia M. u fotografua me të brendshme në momentin kur po ndërrohej në një dhomë në spitalin në Arena të Beogradit.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesic, i cili në një deklaratë konfirmoi se fotografia ishte bërë në spitalin Arena dhe kërkoi një hetim urgjent për kërcënimin skandaloz të privatësisë dhe dëmtimit të integritetit personal.


