Kronike
Tronditet Tirana/ Atentat ndaj një makine, dyshohet për 4 persona të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.
Raportohet se është qëlluar me breshëri drejt një automjeti në afërsi të TEG-ut.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se janë plagosur 4 persona që ndodheshin në automjet. Automjeti është ndjekur që nga rrethrotullimi i i Shkozës deri në vendin ku ndodhi atentati.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia dhe nuk dihet rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

