Connect with us

Kronike

Tropojë/ I dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje, arrestohet 39-vjeçari! Ishte në kërkim

Tropojë– Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të policisë 39-vjeçari banues në Lekbibaj, është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Kukësit për dhunë në familje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”, njoftoi policia.

Advertisement