Connect with us

Lifestyle

Truke për të mos i dëmtuar flokët gjatë krehjes

Pasi larjes, por edhe kur janë të thata nganjëherë është problem krehja e flokëve.

Shpeshherë flokët edhe mund të dëmtohen gjatë krehjes, prandaj duhet pasur kujdes në këtë rutinë.

Ne do ju sjellim disa truke për të mos i dëmtuar flokët kur i krihni.

Pastrojeni krehrin mirë

Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme.

Krihini flokët para dushit

Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj.

Mos i krihni flokët kur janë të lagur

Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata. Megjithatë shumë persona e kanë të pamundur që të mos i krehin flokët pas shampos.

Këshilla më e mirë është që të përdorni shampon e duhur, balsam dhe maskë.

Advertisement