Bota
Trump bën kthesë të papritur: Nuk dua ndryshim regjimi në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur flet nga bordi i avioni presidencial Air Force One ndërsa udhëton për në samitin e NATO-s në Hagë, duke u thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shohë një ndryshim regjimi në Iran, pasi ndryshime të tilla “shkaktojnë kaos”.
Komentet janë në kontrast me atë që tha presidenti amerikan të dielën kur pyeti: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse nuk do të kishte një ndryshim të regjimit?”
Trump është rrugës për t’u bashkuar me udhëheqës të tjerë botërorë në samitin dy-ditor të NATO-s.

