Connect with us

Kosova

TRUMP DERGON MESAZH PER KOSOVEN/ Këshillat e Ramës për Kurtin dhe letra zyrtare

Publicisti Ben Andoni gjate nje interviste, I pyetur se si ai e sheh pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët këtë vit, tha se “Është e vështirë të llogaritet pa u mbyllur fushata zgjedhore dhe aprovimi i strukturës së qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit; ashtu si edhe mbijetesa e tanishme e kryeministrit serb Vuçeviq, pas protestave të studentëve, që mund të ketë inerci edhe për peshën e ardhshme në jetën e vendit të presidentit Aleksander Vuçiç.

Sipas tij, rendesine me te madhe, pavaresisht gjithcka me siper, do ta kene mesazhet e para qe do te vijne nga adnimistrata e re amerikane, pas inaugurimit te Donald Trump.

“I gjithë Ballkani politik po pret për heqjen e Non-Gratave të shumta në rajon, si edhe në angazhimin e dialogut dhe qëndrimin ndaj Prishtinës e Beogradit. Personalisht nuk besoj të ketë ndryshime qëndrimi. Ashtu, si nuk besoj që Kosova do ketë menjëherë ndryshime nga Brukseli, pasi ekipi i ri i BE-së i duhet të kuptojë më së pari qëndrimet dhe modalitetet e reja sesi do të ndjekin debatin-dialog Kosovë-Serbi” – deklaroi Andoni.

I pyetur per këshillat që kryeministri Edi Rama ia jep herë pas here publikisht kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tij në dialogun me Serbinë dhe në raport me Perëndimin, siç ndodhi edhe së fundmi në mbledhjen e përbashkët parlamentare në Prishtinë, analisti tha se ato duken te teperuara.

“Këshillat e mira zakonisht jepen pa tam-tamet e medias. Që do të thotë se dy kryeministrat mund të takohen formalisht dhe jo formalisht dhe të shpalosin qëndrimet por edhe të ndihmojnë në pikat, ku e shohin të arsyeshme. Mënyra sesi Kryeministri Rama përgjatë disa viteve i ka bërë propozimet, më janë dukur pak si karshillëk për Kosovën dhe lidershipin e saj. Kështu ndodhi dhe me propozimin e fundit, që është artikuluar më parë nga diplomatë perëndimorë, ashtu si edhe nga presidentja Osmani. Ideja që Kosova do të duhej të zbatonte në formë unilaterale Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit është pak e pavend, pasi Prishtina dhe Beogradi u duhet ta gjejnë gjuhën, pasi në mes janë shumë tema me interes. Ashtu, si duhet një marrëveshje mes tyre, që të procedohet me hapat e tjera, qoftë për Kosovën por edhe për Serbinë.

Nga ana tjetër, edhe nëse Kosova do e pranonte propozimin e Ramës, Serbia përballë e ka shprehur qartë se nuk e respekton marrëveshjen dhe madje u bë dhe një letër zyrtare për këtë angazhim nga Beogradi” – potencoi publicist I njohur.

Advertisement