Politike
Trump dhe Rubio përmendën luftën kundër drogës në urimet për 28 nëntorin, Zogaj zbulon çfarë fshihet pas mesazheve amerikane
Analisti Preç Zogaj, komentoi urimet e presidentit të SHBA-ve, Trump dhe Sekretarit të Shtetit Rubio me rastin e pavarësisë së vendit, ku përmendën edhe luftën kundër trafikut të drogës, duke i cilësuar ato si tregues të përparësisë së politikës amerikane në Shqipëri.
“Në një urim festiv nuk ka qenë e zakonshme. Është thënë në raporte të DASH, qëndrime të tjera, marrëdhënie bilaterale, por ka bërë përshtypje në urim. Mendoj se është një urim, që reflekton atë politikë të SHBA në Shqipëri, por që është edhe politikë e tyre e madhe, politikë e tyre e sigurisë, që lidhet me luftën kundër karteleve të drogës, është prioritare. Është vënë në dukje, edhe takimet e Dumanit në DASH. Duke u përfshirë si tematikë në një mesazh urimi, ka një ngarkesë që na tregon se cilat janë përparësitë e politikës amerikane edhe për vendin tonë.
Mendoj se përparësia është kjo, çështjet e sigurisë, përtej konceptimi i mëparshëm nga Biden, që kishte të bënte me çështjet e korrupsionit, oligarkët, terma të përdorur nga administrata e mëparshme, këtu fokusi është te narkotrafiku. Mendoj se është e drejtë, në Shqipëri paratë e narkotrafikut dhe grupeve kriminale, rrezikojnë të prishin rregullat e lojës, konkurrencën, themelet e një shoqërie demokratike. SPAK e ka si prioritet, i është thënë edhe Dumanit në takimet e tij në DASH.
Ajo që bie në sy te urimi dhe që ka domethënie më të madhe se narkotrafiku, sepse kjo është prioritet ndërkombëtar, ka të bëjë me theksin që vendoset te partneriteti me kë? Me agjencitë ligjzbatuese, edhe kjo ka domethënie, nuk përmenden të tjera. Mesazhi i drejtohet popullit, nuk përmendet qeveria. Nga kjo kuptojmë se institucionet ligjzbatuese, me këtë term nënkuptojnë SPAK-un, sepse e kanë demonstruar.
Më kanë dalë fjalët, gjithnjë kam besuar se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk ndryshon” -tha Zogaj.