Aktualitet
Trump fut Kosovën e Serbinë në NATO/ Vuçiç nuk do ta refuzonte, do fitonte Asociacionin
Futja e Kosovës dhe Serbisë në NATO është një tjetër propozim i profesorit në John Hopkins dhe ekspertit për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, sipas te cilit, kjo do ta largonte Serbinë nga ndikimi rus.
Sipas tij anëtarësimi i Serbisë në NATO do t’i jepte fund edhe tensioneve me Kosovën.
Ai theksoi se do të jetë presidenti i SHBA personi që do bëjë ofertën, ndërsa renditi dhe 3 arsyet pse presidenti serb nuk mund ta refuzojë. Sipas tij, njera prej tyre dhe me kryesorja do të jetë nënshkrimi nga ana e kryeministrit të Kosovës i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Personi që do bënte ofertën do ishte Trump, pasi ai është personi më popullor e figurë ndërkombëtare në serbi. Serbia është vendi i parë për Trump persa i takon popullaritetit. Trump gjithashtu është figura e vetme që mund tja paraqesë këtë ofertë Serbisë për t’iu bashkuar NATO-s. Serbia ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe ambasadori serb në SHBA në mënyrë të hapur ka propozuar që Serbia t’i bashkohet NATO-s. Qytetarët e Serbisë pavarësisht propagandës e dinë që Serbia do të bëhet anëtare e NATO-s. Në momentin që Kosova e nënshkruan asociacionin, Trump do paraqesë propozimin që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe Beogradi nuk do ketë zgjedhje tjetër veçse të pranojë ofertën” – potencoi Edward Joseph