Bota
Trump habit me deklratën për Xi Jinping: Më pëlqen, por është i vështirë për të bërë një marrëveshje tregtare!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe i Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një telefonatë mes luftës së tyre tregtare
Negociatat tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ngecën menjëherë pas një marrëveshjeje të 12 majit midis dy vendeve për të ulur tarifat e tyre, ndërsa bisedimet vazhdonin.
Thirrja telefonike u raportua për herë të parë nga media shtetërore kineze dhe u konfirmua nga ministria e jashtme kineze. Sipas mediave shtetërore kineze, ishte Trump ai që telefonoi Xi-në, transmeton Sky News.
“Më pëlqen Presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer dhe gjithmonë do ta pëlqej, por ai është shumë i ashpër dhe jashtëzakonisht i vështirë për të bërë një marrëveshje me të!!!”, tha Trump në një postim në faqen e tij Truth Social.
Presidenti amerikan ka ulur tarifat e tij prej 145% për mallrat kineze në 30% për 90 ditë për të lejuar bisedimet, ndërsa Kina uli taksat e saj për mallrat amerikane nga 125% në 10%.
Lufta tregtare ka prodhuar luhatje të forta në tregjet globale dhe kërcënon të dëmtojë tregtinë midis dy kombeve.
Kujtojmë se dje Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

