Bota
Trump i LUMTUR me luften ne Iran: Janë shkaktuar dëme më shumë sesa pritej, po shkon shumë mirë!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se lufta me Iranin mund të përfundojë “së shpejti”, duke pretenduar se “praktikisht nuk ka mbetur asgjë për të synuar”.
Në një intervistë të sotme, Trump tha se lufta po “shkonte shkëlqyeshëm” dhe se forcat amerikane kishin shkaktuar më shumë dëme sesa pritej.
“Jemi shumë përpara afatit kohor. Kemi shkaktuar më shumë dëme sesa mendonim të ishte e mundur, madje edhe në periudhën fillestare gjashtëjavore”, tha ai.
Megjithatë, kritikët thonë se objektivat e Trump në luftë kanë ndryshuar vazhdimisht, ndërsa sondazhet e opinionit tregojnë se shumë amerikanë e kundërshtojnë konfliktin.