Connect with us

Bota

Trump i sëmurë rëndë?! Ish-presidenti amerikan është fotografuar me “njolla të çuditshme në duar”

    

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është paraqitur sot në gjykimin e kërkuar nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila e akuzoi për përdhunim.

Detaji që ra në sy të gjithëve ishin njollat e kuqe në duart e ish-udhëheqësit amerikan.

Ai fluturoi në New York të martën vonë mbrëma pas një fushate në New Hampshire, raporton nypost.

Fotografët e kapën atë duke dalë nga Trump Tower herët në mëngjes të së mërkurës me shenja misterioze të kuqe në duar.

E. Jean Carroll do të dëshmojë në një gjyq të dytë federal mbi akuzat e saj kundër Trumpit, i cili i mohon të gjitha.

Ish-presidenti i ka hedhur poshtë gjithë akuzat e ngritur nga shkrimtarja. Për shkak se juria e parë e shpalli fajtor Trumpin për abuzim seksual me Carrollin, në vitet 1990 dhe më pas për shpifje ndaj saj në vitin 2022, gjyqi i ri lidhet vetëm me dëmshpërblimin që ai do të detyrohet t’i paguajë shkrimtares për sulmet verbale ndaj saj, të bëra në kohën kur Trumpi ishte president.

Avokatja e Trumpit pretendoi se Carroll nuk kishte qenë kurrë më e famshme dhe se ajo po e fajësonte atë për “disa postime të këqija nga trilluesit në Twitter”.

Ndërkohë, Trump shkroi në rrjetet sociale se çështja nuk ishte gjë tjetër veçse “gënjeshtra të sajuara dhe hile politike” që i sollën para dhe famë akuzueses së tij.

Advertisement