Kosova
Trump Jr. e përzjeu biznesin me politikën/ Media në SHBA shkruan për vizitën e djalit të presidentit

“Protestat kundër presidentit serb Aleksander Vuçic jane rritur në intensitet dhe përmasa kur një mysafir i pazakontë, Donald Trump Jr. u shfaq në kryeqytetin Beograd për t’u takuar me liderin europian të rrethuar nga vështirësitë per shkak te protestave te studenteve” – keshtu ka shkruar prestigjozja amerikane ‘New York Times’.
Vizita e shpejtë e Trump Jr, e cila përfshiu një takim me Vuçicin për të folur për ndihmën e SHBA-së për Serbinë, erdhi teksa familja Trump dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, po ecnin përpara me planet për të ndërtuar një ‘Trump Hotel International’ në Beograd, prona e parë e tillë në Europë.
Hoteli është planifikuar të ndërtohet në ish-selinë e Ministrisë së Mbrojtjes jugosllave, e cila u bombardua nga NATO 26 vjet më parë në tokën që tani është në pronësi të qeverisë serbe. Udhëheqësit e opozitës në Serbi e kanë kritikuar marrëveshjen dhe kanë kërkuar që ajo të pezullohet, duke rritur mundësinë që marrëveshja mund të prishet me ndryshimin e pushtetit.
Trump Jr e përdori vizitën si një mundësi për të shprehur mbështetjen e tij për presidentin Aleksander Vuçiç, një udhëtim me ndoshta përzierjen më eksplicite deri tani në mandatin e dytë të Presidentit Trump të politikës së jashtme të SHBA-së dhe interesave financiare të familjes Trump.
Kujtojmë se të mërkurën, Parlamenti serb pranoi dorëheqjen e kryeministrit të tij, duke rrëzuar partinë qeverisëse dhe duke e detyruar Vuçiqin të formojë një qeveri të re ose të mbajë zgjedhje të reja parlamentare më vonë këtë vit, duke krijuar më shumë pasiguri atje.
Një zëdhënës i Donald Trump Jr. hodhi poshtë çdo sugjerim se vizita e tij krijoi konflikt interesi. Zëdhënësi tha se udhëtimi ishte drejtuar nga një plan për të intervistuar Vuçiqin për podkastin e Trump JR, jo për të hyrë në çështjet e marrëdhënieve me jashtë apo marrëveshjen e pasurive të paluajtshme.

