Bota
Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 35%, nëse nuk përmbushen investimet prej 600 miliardë dollarësh

Një premtim i diskutueshëm investimi që është pjesë e marrëveshjes tregtare BE-SHBA do të duhet të respektohet nga BE-ja ose do të aplikohen tarifa të përgjithshme prej 35% ndaj bllokut, paralajmëroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Të martën, Presidenti Trump u pyet për marrëveshjen që arriti nëpërmjet një shtrëngimi duarsh me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen në Skoci më 27 korrik në emisionin ‘Squawk Box’ të CNBC nëpërmjet telefonit.
Ai e mbështeti qëndrimin e SHBA-së të cilin e deklaroi një dokument faktesh i Shtëpisë së Bardhë dhe se marrëveshja përfshinte një premtim që BE-ja të investonte 600 miliardë dollarë në ekonominë amerikane deri në fund të mandatit të tij të dytë.
“Ky investim i ri është përveç mbi 100 miliardë dollarëve që kompanitë e BE-së investojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara çdo vit”, thuhej në fletën e fakteve pas marrëveshjes.
“Nuk është diçka që BE-ja, si autoritet publik, mund ta garantojë është diçka e bazuar në qëllimin e kompanive private”, tha një zyrtar i lartë javën e kaluar.
I pyetur në Squawk Box se si do të reagonte Shba-ja në rast se kjo gjë nuk do ndodhte , Trump tha se “atëherë ata do të paguanin tarifa prej 35%.
Trump tha se premtimi për investime ishte një nga arsyet pse ai i kishte ulur tarifat në një normë të përgjithshme prej 15%, kështu që nëse nuk përmbushet, atëherë tarifat më të larta do të rikthehen në fuqi.

