Connect with us

Bota

Trump kërcënon sërish të dërgojë trupa në Çikago: Do ​​ta kuptojë pse e quajmë Pentagonin Departamenti i Luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri Çikagon, qytetin e tretë më të populluar të vendit, me ndërhyrje ushtarake sot, duke përmendur emrin e ri të Pentagonit, që tani quhet “Departamenti i Luftës.

“Më pëlqen aroma e deportimeve në mëngjes. Çikago do ta kuptojë pse e quajmë Departamenti i Luftës”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social, i cili ka kërcënuar prej disa ditësh se do të dërgojë ushtarë federalë për të goditur krimin

Në postim përfshihet një foto, e krijuar nga inteligjenca artificiale, që tregon Trumpin me uniformë ushtarake, me një sfond zjarresh dhe një helikopter që fluturon në qiellin portokalli të Çikagos, ndërsa mbishkrimi thotë “Chipokalipsi Tani”. Ky është një referencë e drejtpërdrejtë për filmin “Apokalipsi Tani” të Francis Ford Coppolas për Luftën e Vietnamit, me një parodi të frazës së famshme të Robert Duvall: “Më pëlqen aroma e deportimeve në mëngjes”.

Guvernatori i Illinois, ku ndodhet Çikago, nuk e priti mirë postimin e Trump.

“Kjo nuk është shaka. Presidenti i Shteteve të Bashkuara po kërcënon t’i shpallë luftë një qyteti amerikan. Illinois nuk do të frikësohet nga një diktator i mundshëm”, tha demokrati J.B. Pritzker në një postim në Platformën X.

Duke e përshkruar Çikagon si një “vrimë miu” dhe “kryeqytet vrasjesh të botës”, Trump ka kërcënuar që nga fundi i gushtit të vendosë Gardën Kombëtare, siç ka bërë tashmë në fortesa të tjera demokrate Los Angeles dhe Washington.

Ushtarë të uniformuar në automjete të blinduara kanë patrulluar kryeqytetin federal që nga mesi i gushtit. Të mërkurën, Trump tha se mund ta dërgojë ushtrinë edhe në New Orleans.

Advertisement