Bota
Trump kërcënon sërisht: Do godasim prapë objektet bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin përsëri objektet bërthamore të Iranit. Deklarata e fortë erdhi pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pranoi për Fox News se tre objekte bërthamore u dëmtuan rëndë nga sulmet ajrore amerikane në qershor.
“Sigurisht që janë dëmtuar, ashtu siç e kam thënë më parë. Dhe do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke reaguar ndaj komenteve të Araghchit.
Sulmet amerikane të 22 qershorit goditën tri qendra të pasurimit bërthamor në Fordow, Natanz dhe Isfahan, gjatë konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit

