Connect with us

Bota

Trump korrupton Putin? Fut në lojë naftë, çfarë pritet pas uljes së çmimit

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Moska dhe Kievi duan të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe shtoi se homologu i tij rus, Vladimir Putin do të ishte më i hapur për një marrëveshje paqeje pas rënies së fundit të çmimeve të naftës.

“Mendoj se Rusia, me çmimin e naftës siç është tani, nafta ka rënë, ne jemi në një pozicion të mirë për të arritur një marrëveshje, ata duan të arrijnë një marrëveshje. Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Trump nga Zyra Ovale, duke iu drejtuar një gazetari.

Çmimi i naftës ka rënë me rreth 15 dollarë për fuçi që nga fillimi i vitit. Trump u shpreh se kanë bërë përparim të madh dhe ndoshta diçka do të ndodhë.

Trump iu referua gjithashtu propozimit të Putinit për një armëpushim tre-ditor me rastin e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Siç e dini, Presidenti Putin sapo njoftoi një armëpushim tre-ditor – që nuk tingëllon shumë, por është nëse e dini nga kemi filluar”, komentoi republikani. “Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se numri i të vdekurve në luftë është shumë më i lartë se sa raportojnë shumica e mediave. As Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë njoftuar numrin e saktë të viktimave të tyre.

Një gazetar e pyeti Trumpin nëse do të kërkonte një hetim për sulmin ndaj tubacioneve të gazit Nord Stream në vitin 2022.

“Ata thonë se Rusia i hodhi në erë, po”, komentoi presidenti amerikan, duke shprehur dyshime rreth përgjegjësisë së Moskës për këtë sulm.

“Mendoj se shumë njerëz e dinë se kush i hodhi në erë”, shtoi ai.

Advertisement