Bota
TRUMP NE DAVOS, VULOSET BORDI I PAQES
Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore. Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai. Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”.
Numri i pjesëmarrësve rezultoi më i ulët se parashikimet fillestare të administratës amerikane, e cila më herët kishte paralajmëruar praninë e rreth 35 vendeve. Mungesa e vendeve europiane lidhet, sipas burimeve diplomatike, me shqetësimet e ngritura për rolin dhe përbërjen e një bordi për paqen, që mund të përfshijë edhe shtete kundërshtare, si Rusia, e cila ndodhet në luftë me një aleat të Perëndimit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të firmosë të enjten në Davos një marrëveshje për krijimin e një strukture të re ndërkombëtare të quajtur “Këshilli i Paqes”, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Lajmi raportohet nga ABC News, duke cituar burime nga administrata amerikane.
Sipas zyrtarëve amerikanë, gjatë fundjavës janë dërguar ftesa për më shumë se 50 liderë botërorë, ndërsa rreth 30 vende pritet të marrin pjesë në këtë nismë.
Megjithatë, disa aleatë të ngushtë të SHBA-ve kanë reaguar me rezervë, duke vënë në dyshim nevojën për krijimin e një strukture alternative ndaj Kombeve të Bashkuara.
Vetë Trump e ka përshkruar Këshillin e Paqes si “këshillin më prestigjioz ndonjëherë”, duke deklaruar se ai do të bëjë “shumë nga puna që OKB-ja duhet të kishte bërë”. I pyetur nëse kjo strukturë do të zëvendësonte OKB-në, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Ndoshta”.
Franca, Norvegjia dhe Suedia kanë refuzuar ose kanë shprehur rezerva të forta ndaj nismës, ndërsa vende si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kanë mbajtur një qëndrim neutral.
Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se Rusia ka marrë ftesë për pjesëmarrje, pavarësisht luftës së saj në Ukrainë.
Sipas një draft-statuti të siguruar nga ABC News, Këshilli i Paqes parashikohet të ketë një mandat të gjerë si organizatë ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve globale.
Dokumenti parashikon gjithashtu që Trump të mund të shërbejë si kryetar i Këshillit për një periudhë të pacaktuar, potencialisht deri në dorëheqje, ndërsa presidentët e ardhshëm amerikanë do të kenë të drejtën të emërojnë përfaqësuesin e SHBA-ve në këtë strukturë.
…
Bordi i Paqes, Trump: Shumë vende e pranuan ftesën time, do të fillojë rindërtimi i Gazës
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se shumë vende kanë pranuar ftesën e tij për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.Në fjalën e tij në Davos, Trump u shpreh se do të çmilitarizohet Hamasi dhe do të nisë rindërtimi i Gazës.“Është nder i madh për mua. Kur u hodh ideja që duhet ta krijoja këtë bord, e kam marrë shumë seriozisht. Shumë të rinj i janë bashkuar këtij bordi. Të gjithë vendet mund t’i bashkohen. Ne i kemi dërguar edhe vendeve që janë këtu në Davos. I ftojmë të gjitha vendet, janë të gjithë miqtë e mi. Disa më pëlqejnë, disa nuk më pëlqejnë. Këta që janë këtu më pëlqejnë. Kemi bërë planin tonë për Gazën. Ne e dinim që njerëzit po vdisnin për bukë në Gaza, kjo nuk ndodh më. Nuk do të ketë më njerëz që vdesin nga uria në Gaza. Faledneroj Witkoff dhe Kushner për punën që kanë bërë. Kthyem edhe trupat e atyre që nuk ishin gjallë. Ishin të rinj dhe ne arritëm t’i kthenim të gjithë në shtëpi. Kam dhe dy fjalë për Hamasin. Ia bëra të qartë, duhet të lironte pengun e fundit. Kemi çmilitarizimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. Do kemi sukses në Gaza.”, theksoi ai.
…
Prezantimi i Bordit të Paqes për Gazën, prezente Vjosa Osmani! Kryeministri Rama nuk është i pranishëm në Davos
Ndërkohë ditën e sotme CNN ka shkruar se sot në nënshkrimin për Bordin e Paqes në Gaza do të marrin pjesë 35 liderë dhe delegacione shtetesh.
Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë Bordit legjitimitet ndërkombëtar. Bordi synon të mbikqyrë ç’militarizimin dhe rindërtimin e Gazës.
Bordi i Paqes për Gazën, Trump: Sot bota është më e sigurt se 1 vit më parë