Bota
Trump kundërshton Iranin: Asnjë gram uranium nuk u shpëtua, i goditëm në zemër

Presidenti amerikan Donald Trump sapo iu është përgjigjur edhe thashethemeve se një pjesë e uraniumit të pasuruar të Iranit është hequr nga centrali bërthamor i Fordos, përpara se ai të bombardohej nga SHBA-të.
Kjo u mohua gjithashtu nga Hegseth gjatë konferencës së tij për shtyp.
“Asgjë nuk u nxor nga objekti”, shkruan Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se “nëse kjo do ndodhte, do të zgjaste shumë, do të ishte shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u lëvizur!”
Në vend të kësaj, ai sugjeron që “makinat dhe kamionët e vegjël në vend” u përkisnin “punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve [të ventilimit]”.
Më herët, Gjenerali Caine, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit, thotë se SHBA-të shënjestruan centralin bërthamor në Fordo duke hedhur bomba në boshtet e tij të ventilimit.

