Bota
Trump mbron sërish tarifat: Janë gjë e mirë, sjellin zhvillim ekonomik për Amerikën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme”, pavarësisht rënies së tregjeve globale të aksioneve.
Ai theksoi se tarifat janë mënyra për të adresuar deficitet financiare që SHBA ka me vende të tilla si Kina dhe Bashkimi Evropian, duke sjellë miliarda dollarë në ekonominë amerikane. Trump akuzoi administratën e Joe Biden për përkeqësimin e këtij deficiti dhe premtoi se do të kthejnë situatën. Ai beson se tarifat janë të dobishme për SHBA-në dhe që do të kuptohen si një mjet efektiv në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, tregjet globale të aksioneve kanë pësuar rënie si pasojë e politikave të Trumpit, duke thelluar krizën ekonomike. Përgjigja ndaj këtyre veprimeve ka qenë një sërë protestash masive në SHBA dhe në mbarë botën, të cilat janë organizuar nga lëvizja pro-demokratike, duke e quajtur sulm ndaj të drejtave dhe lirive të qytetarëve amerikanë.

