Kosova
TRUMP ME ETHET E NILIT/ Albin Kurtin nuk do ta durojnë shumë gjatë
Pyetja miliona dollarëshe, Kamala apo Trump, morri përgjigje. Amerikanët zgjodhen presidentin e 47-të, dhe pjesa tjetër e botës pret një ndryshim te mundshëm në politikën e jashtme të SHBA. Analistët, nga Tirana në Beograd, theksojnë se ethet zgjedhore nuk e kanë anashkaluar as Ballkanin Perëndimor dhe se pritshmëritë kryesore lidhen me një ndryshim të mundshëm të politikës amerikane ndaj rajonit, veçanërisht ndaj Kosovës.
Pothuajse gjysma e planetit votoi këtë vit. Zgjedhje u mbajtën në 70 vende të botës . Megjithatë, zgjedhjet e 60-ta presidenciale në SHBA lanë në hije zgjedhjen e presidentit të ri të vjetër të Rusisë, Vladimir Putin, si dhe përbërjen e Parlamentit të ri Evropian dhe administratës së BE-së.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shtetit të Teksasit, Gino Mulići, tha se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, por se me ardhjen e Trump, Amerika do të marrë rolin e negociatorit kryesor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës .
Anëtari i asociuar i Qendrës për Stabilitet Social, Marko Miskeljin, vlerësoi se zgjedhjet presidenciale amerikane ndanë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se Prishtina “i hodhi të gjitha kartat” per fitoren e kandidates demokrate Kamala Harris.
Nga ana tjetër, profesori universitar nga Prishtina, Mazllum Baraliu, ka thënë se opinioni publik në Kosovë ishte i ndarë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-së, por që sipas tij, zgjedhja e Kamala Harris do të ishte më shumë zgjidhje adekuate sesa rizgjedhja e Donald Trump.
Ai theksoi gjithashtu se është plotësisht e pasigurt se çfarë do të sjellë politika e presidentit Trump
Kurse analisti nga Tirana Ben Andoni tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA u lanë në hije nga tensionet politike në Shqipëri dhe se disa nga opozita tani presin qe fitorja e Trump mund të ndikojë në anulimin e vendimit ndaj Sali Berishes si “person non grata” për SHBA-në.
Ai gjithashtu theksoi se administrata e Donald Trump nuk do të jetë aq e duruar me Kosovën sa ishte administrate Biden dhe se Ballkani Perëndimor nuk do të jetë në fokus të administratës së re amerikane.