Bota
Trump ngre shqetësimin: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se shpresonte që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohej në “një konflikt bërthamor”.
“Shpresoj që jo”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.
Trump më pas kritikoi sulmin me dron ukrainas brenda kufijve të Rusisë.
“Ata i dhanë Putinit një arsye për t’i bombarduar ata. Kjo është gjëja që nuk më pëlqeu. Kur e pashë këtë, mendova se tani do të ketë hakmarrje’”, u tha presidenti gazetarëve.
Vetëm tri ditë më parë, Trump tha se kishte diskutuar me presidentin rus, Vladimir Poutin për ”sulmin e Ukrainës ndaj avionëve rusë të ankoruar në port dhe sulme të ndryshme të tjera nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një që do të çojë në paqe të menjëhershme”.

