Bota
Trump paralajmëron Iranin: Gjërat do të shkojnë keq nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor

Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëroi Iranin se ‘gjërat do të shkonin keq nëse nuk do të kishte marrëveshje për programin e tij bërthamor’, një ditë pasi Teherani njoftoi se i ishte përgjigjur letrës së presidentit amerikan që kërkonte bisedime. Republikani, i cili tërhoqi SHBA-në në vitin 2018 nga marrëveshja ndërkombëtare me Iranin gjatë mandatit të tij të parë dhe rivendosi sanksione të ashpra ekonomike kundër Republikës Islamike, tani thotë se është i hapur për dialog me Teheranin mbi mbikëqyrjen e aktiviteteve të tij bërthamore.
“Preferenca ime është që ne të mund të bëjmë një marrëveshje me Iranin,” tha presidenti republikan nga Zyra Ovale. “Por nëse nuk arrijmë të biem dakord, gjërat do të shkojnë keq” për Iranin, paralajmëroi ai.

