Connect with us

Bota

Trump paralajmëron padi kundër DASH për persekutim politik, kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Donald Trump ka ngritur një padi kundër Departamentit Amerikan të Drejtësisë për “persekutim politik”, duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim për kontrollin e ushtruar në pronën e tij në Florida në vitin 2022, ku u gjetën dokumente qeveritare konfidenciale dhe të klasifikuara.Trump akuzon Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorin e FBI-së Christopher ëray për shkeljen e “protokollit” të përdorur në rastet që përfshijnë ish-presidentë për ta dëmtuar atë.“Garland dhe Ray nuk duhet të kishin autorizuar kurrë kërkimin në (Mar-a-Lago) dhe hetimin (penal) që pasoi”, thuhet në padi, e cila kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim dhe interes dhe 15 milionë dollarë të tjerë për tarifat ligjore.Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit vazhdon të përsërisë, pa asnjë provë, se demokratët kanë manipuluar sistemin e drejtësisë për ta dëmtuar atë.Dy vjet më parë, FBI kontrolloi pronën e Trump në Palm Beach, Florida, si pjesë e hetimit të saj për keqpërdorimin e supozuar të ish-presidentit të dokumenteve të klasifikuara. Në qershor 2023, Trump u padit për 37 akuza penale për trajtimin e dokumenteve, por çështja u hodh poshtë muajin e kaluar.

Advertisement