Connect with us

Bota

Trump paralajmëron Putin pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, presidenti: Po luan me zjarrin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i intensifikon sulmet e tij ndaj homologut rus, Vladimir Putinit, duke paralajmëruar se presidenti rus po “luan me zjarrin”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se nëse ai nuk do të ishte në pushtet, “gjëra shumë të këqija” do të kishin ndodhur tashmë në Rusi.

“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua ta përsëris shumë të këqija”, shkroi presidenti amerikan.

Përgjigja e Kremlinit ishte e menjëhershme. Një zëdhënës i presidencës ruse i quajti komentet e Trump “tepër emocionale” dhe mbrojti veprimet e Putinit, duke thënë se vendimet e tij ishin “absolutisht të nevojshme për sigurinë e Rusisë”.

Advertisement