Connect with us

Bota

Trump për CNN: I hapur që në Iran të ketë një udhëheqës fetar, por kam vetëm një kusht!

Në një intervistë me CNN, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se është i hapur ndaj mundësisë së një udhëheqësi fetar në Iran, por  thekson se kushti është që “ai sillet mirë ndaj SHBA-së dhe Izraelit.”

“Unë po them se duhet të ketë një udhëheqës që është i drejtë dhe i paanshëm. Bën një punë të mirë. I trajton mirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe i trajton mirë vendet e tjera në Lindjen e Mesme, të gjithë janë partnerët tanë. Dhe u bëra shumë miqësor me të gjitha këto vende. Kjo është arsyeja pse të gjitha po luftojnë për ne. Përpara se të përfshihesha, ne as nuk po flisnim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. E dini, Biden i përjashtoi. Biden dhe Obama i përjashtuan Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, i përjashtuan të gjitha. Të gjitha do të shkonin në Kinë, dhe unë u përfshiva në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe ato u bënë miqtë e mi”, tha Trump.

Dhe ndërsa Trump vlerësoi operacionin e SHBA-së kundër Iranit, u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për rritjen e çmimeve të gazit.

“Është në rregull. Do të jetë afatshkurtër. Do të ulet shumë shpejt “, tha ai, duke hedhur poshtë faktin se çmimet janë rritur ndjeshëm dhe duke po ashtu se “tashmë ka një zgjidhje” për Ngushticën e Hormuzit.

Advertisement