Connect with us

Bota

Trump për paqen Ukrainë-Rusi: Nëse një nga palët e bën të vështirë, ne do bëjmë një hap pas

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se SHBA-të do të “bëjë një hap prapa” ndaj marrëveshjes së paqes në Ukrainë “nëse palët e bëjnë atë të vështirë”.

Trump foli me gazetarët gjatë ceremonisë së betimit të Mehmet Oz si administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.

Lidhur me temën e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha:

“Ne do ta bëjmë atë në mënyrë ideale. Nëse për ndonjë arsye njëra nga të dy palët e bën shumë të vështirë… ne thjesht do të pranojmë një hap prapa. Shpresojmë që nuk do të na duhet ta bëjmë këtë”.

Trump tha se besonte se kishte një “shans të mirë” për të “zgjidhur problemin”.

Advertisement