Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja disa pajisje elektronike si telefonat inteligjentë, kompjuterët, çipat dhe panele diellore, që prodhohen kryesisht në Kinë. Këto përjashtime vlejnë edhe për tarifat globale 10% dhe tarifat shumë më të larta ndaj Kinës, që shkonin deri në 125%.

Ky vendim vjen pas presionit nga kompanitë teknologjike amerikane si Apple dhe Nvidia, të cilat paralajmëruan rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët. Ekspertët e quajtën këtë një “ndryshim loje” për industrinë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi është t’u jepet kohë kompanive që të zhvendosin prodhimin në SHBA. Megjithatë, mallrat elektronike do të vazhdojnë të jenë subjekt i tarifës 20% për shkak të lidhjes me krizën e fentanilit.

Trump gjithashtu ka vendosur një pauzë 90-ditore për tarifat e reja për shumicën e vendeve – përveç Kinës, të cilës ia ka rritur tarifat në 145% për shkak të masave hakmarrëse të saj.

Në thelb, përjashtimi nga tarifat i jep frymëmarrje kompanive teknologjike amerikane, ndërsa Trump e përdor si strategji për të forcuar pozicionin e tij në negociatat tregtare./BBC/