Donald Trump po e shqyrton seriozisht mundësinë e bashkimit në luftë me Izraelin dhe nisjen e një sulmi kundër objekteve bërthamore të Iranit, konkretisht Fordow (central bërthamor), raporton Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Ndërkohë, media izraelite Ynet shkruan: “Izraeli vlerëson se Shtetet e Bashkuara së shpejti do t’i bashkohen sulmit ndaj Iranit”.

Sistemi Aegis i Marinës Amerikane mori pjesë në kapjen e raketave të fundit të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, raporton Channel 12. Përveç dy baterive Thaad (të ofruara nga SHBA-të), të cilat u përfshinë plotësisht në kapjen e raketave së bashku me sistemin izraelit Arrow, Marina solli në rajon një anije të pajisur me sistemin Aegis që është ankoruar në brigjet e Izraelit.