Kosova
Trump sanksione Kosovës/ Timothy Less: SHBA nuk dëshiron destabilitet në Serbi
“Përshtypja ime është se SHBA-të nuk duan destabilitet në Serbi. Kjo mund ta shtyjë qeverinë e Aleksander Vucic të bëjë diçka të nxituar, për shembull, të kërcënojë Kosovën. Por më e rëndësishmja, unë mendoj se SHBA-të thjesht duan një partner të pajtueshëm për të punuar me të. Dua të them, teorikisht, mund të jetë kushdo, por partia në pushtet, e cila sipas sondazheve ka mbështetjen e rreth gjysmës së popullsisë, është SNS. SHBA do mbajë qëndrimin se presidenti Vuçiq dhe SNS janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje për Kosovën, e cila është një çështje kyçe për SHBA-në, ndryshe nga, për shembull, nacionalistët e vijës së ashpër që mund të kundërshtojnë çdo kompromis për Kosovën, apo liberalët apo majtistët të cilëve u mungon mbështetja e popullit për të arritur një marrëveshje” – keshtu tha Studiuesi për Gjeopolitikën në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less duke shtuar se interesat e SHBA-së janë që Vuçiqi dhe SNS të mbajnë pushtetin.
I pyetur se çfarë mendon ai se do të ndodhë në Kosovë në muajt e ardhshëm, Les tha se aktualisht ka shumë gjasa që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
“Zhvillimi i fundit është se Gjykata e Apelit ka rrëzuar ndalimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Pra, formalisht u jep atyre dritën jeshile për të marrë pjesë në zgjedhje. Dhe politikisht, ka shumë presion ndërkombëtar mbi Qeverinë e Albin Kurtit për t’i lejuar serbët të marrin pjesë. Përpjekjet e Qeverisë në Kosovë për të shpërbërë strukturat paralele kanë çuar në faktin se sondazhet në Kosovë shumë qartë tregojnë një fitore të madhe të Vetëvendosjes. Ndaj mendoj se skenari i tyre i dëshiruar është që Vetëvendosja të qëndrojë në pushtet dhe të mbajë shumicën në parlament, çka nënkupton një vazhdimësi të politikave të viteve të fundit. Dhe ky është refuzimi për t’i dhënë autonomi serbëve në veri të Kosovës dhe përpjekjet për të integruar veriun me forcë, së bashku me një përpjekje për të bindur qeveritë perëndimore që ta pranojnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare, pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë”, tha Lees
Ajo që ai mendon se është një faktor i panjohur në gjithë këtë është qëndrimi i administratës Trump, e cila supozon se nuk do t’i pranojë në mënyrë pasive pengesat e Kosovës, ashtu siç bëri administrata Biden.
“Mendoj se ka gjasa që, duke pasur parasysh dështimin e Bashkimit Evropian për të siguruar një marrëveshje dhe interesin e administratës Trump për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka të ngjarë që SHBA-të tani të marrin drejtimin në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse administrata Trump shkon në këtë rrugë, do të duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Kosovën, duke pasur parasysh hezitimin e tyre të dukshëm për t’i dhënë serbëve autonomi brenda Kosovës, e lëre më të pranojne ndarjen. Dhe kjo nënkupton sanksione shumë më të ashpra, tarifa tregtare, tërheqje të ndihmës dhe investimeve në Kosovë për të detyruar qeverinë e re atje të bashkëpunojë”, vlerësoi Timothy Less.