Connect with us

Bota

Trump shpalli tarifat doganore/ Meloni: Masë e gabuar, do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pasi presidenti Donald Trump shpalli tarifat doganore.

“Vendosja e tarifave doganore nga SHBA ndaj Bashkimit Evropian është një masë që unë e konsideroj të gabuar dhe që nuk i përshtatet asnjërës palë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Më pas Meloni shkruan se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë. “Në çdo rast, si gjithmonë, ne do të veprojmë në interes të Italisë dhe ekonomisë së saj, edhe duke u krahasuar me partnerët e tjerë europianë”.

Gjithsesi Meloni ka një shpresë për ne datën 19 prill kur dhe do takohet me zv presidentin amerikan Vance.

Meloni, që ishte e vetmja lidere e BE-së që mori pjesë në inaugurimin e Trump në janar, mund të ketë një shans për të diskutuar mbi tarifat personalisht me zëvendëspresidentin e SHBA JD Vance, i cili ka  planifikon një udhëtim në Romë më 19 prill…

Trump vendosi tarifa 20 për qind për eksportet e BE-së, përfshirë Italinë, duke futur “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë që sollën valë tronditëse në ekonominë globale.

Tarifat doganore/ Shtëpia e Bardhë: S’ka negociata me asnjë vend, është emergjencë kombëtare
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të “negociojnë” me vendet e tjera pas shpalljes së tarifave doganore nga Donald Trump. “Kjo është një emergjencë kombëtare,” tha një zyrtar i lartë i administratës në një telefonatë me një grup të vogël gazetarësh përpara se Trump të shpallte tarifat doganore. Të njëjtët zyrtarë shpjeguan se do të jetë presidenti ai që do të shpallë emergjencën kombëtare.

Donald Trump tha këtë të mërkurë se SHBA është shfrytëzuar nga “mashtues” dhe është “plackitur” nga të huajt ndër vite dhe kjo është arsyeja kryesore se përse ai ka vendosur të hakmerret me tarifa doganore shtesë mbi mallrat që ata eksportojnë në superfuqinë ekonomike të botës (të paktën deri më tani).
Të parave që u njoftoi masat e marra nga ai ishin aleatët, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, importet nga të cilat, do të tarifohen përkatësisht 20% dhe 10%. Po ashtu edhe mallrat që Kina eksporton në SHBA do të përballen me një tarifë doganore 34%.
Për presidentin republikan, volumi i mallrave që SHBA-të importojnë nga vendet e tjera është shumë më i madh se volumi i mallrave amerikanë që eksportohen, dhe kjo diferencë është e padrejtë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

 

Advertisement