Connect with us

Kosova

Trump siguron paqe Kosovë-Serbi? Analisti habit me deklaratën

Analisti Enton Abilekaj ëshët skeptik, lidhur me një marrëveshje Kosovë-Serbi, e cila mund të arrihet nën administratën e re të Trump.

Abilekaj solli në vëmendje marrëveshjen e arritur mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e parë të Trump, për të cilën tha se pati ‘lëshime’ nga ana e palës kosovare, që u përkhtye në ‘fitore’ nga Serbia.

Abilekaj tha se ASerbia ka një vetëbesim të lartë pas telefonatës së presidentit Vuçiç me Trump, telefonata e parë e një lideri rajonal.

Sipas Abilekajt, shqiptarët ende nuk janë një komb i unifikuar për të vënë intereësat partiake mbi prioritetet që duhet të ketë kombi.

“Në ambientet politike të botës serbe është shumë i preferuar Trump, besimi i Vuçiç se në Shtëpinë e Bardhë ka një mik. Shqiptarët s’kanë reaguar si komb, por si parti në votimin për Trump. Sikur janë fise të ndara në parti. Opozita e Kosovës ka reaguar në favor të Trump, sepse është ai që heq Albinin nga pushteti. Opozita në Shqipëri ka votuar Trump se i heq non gratën Berishës. Mazhoranca ka votuar Trump, pasi marrëdhëniet personale të Ramës me Trump do të linin në hije çdo problem që kishte ai me administratën e SHBA. Askush se kishte menduar që Trump do të ishte problem për shqiptarët.

S’do të ndodhë kurrë që një Serbi të njohë Kososvën. Ama përmes një procesi negociatash BE-SHBA, me qëndrime të ashpra, të paktën të ketë një ecuri paqësore drejt integrimit evropian të të dyja vendeve, që do të çonte në njohje reciproke e më pas në zgjidhjen e probblemeve të dy vendeve.

Hoti, ka firmosur një marrëveëshje që një pjesë e Kosovës të mbetej e papërcaktuar, siç ishte liqeni i Ujmanit dhe ishte fitore e Serbisë e mundësuar nga administrata Trump. Neser mund të jetë tjetër marrëveshje, që mund të lëshohen territore në pjesën veriore të Kosovës dhe sërish do ishte fitore për Serbinë. Vetëbesimi i Serbisë, është pas telefonatës me Trump që pati Vuçiç, i pari president në rajon që pati telefonata. Ne s’kemi ende një komb të unifikuar në çështjet tona prioritare, por jemi i ndarë në parti dhe nuk shohim qartë se çfarë ndodh“, tha Abilekaj per Syri tv.

Advertisement