Bota
Trump: Të shpejti do godasim brenda Venezuelës, do t’i shtypim ata bastardë
Donald Trump tha këtë të martë se së shpejti do të fillojë sulmet ndaj objektivave brenda Venezuelës. “Ne do të fillojmë të kryejmë këto sulme edhe në tokë”, – tha ai gjatë një takimi të kabinetit. Ai madje shtoi se “ne e dimë se ku jetojnë ata, ne e dimë se ku jetojnë të këqijtë dhe do të fillojmë shumë shpejt. Këta njerëz vranë mbi 200 000 njerëz vitin e kaluar”, pohoi presidenti amerikan, duke shtuar se “ne do t’i shtypim këta bastardë”.
Por përveç mospajtimit publik mbi mundësinë e një lloji tjetër ndërhyrjeje në Venezuelë, taktikat e Departamentit të Luftës janë kritikuar ashpër. Pentagoni raportoi kohët e fundit se kreu një sulm të dytë ndaj një anijeje pasi sulmi fillestar dështoi të vriste të gjithë ata që ishin në bord. Trump i mbrojti veprimet, duke argumentuar se fushata ishte e nevojshme për të mbajtur drogën larg Shteteve të Bashkuara. “Kushdo që shet drogë në vendin tonë është subjekt i sulmit”, – tha Trump.