Bota
PA MUA NATO DO ISHTE NJE GRUMBULL HIRI
Donald Trump thotë se askush – “asnjë person i vetëm, apo president” – nuk ka bërë më shumë për aleancën ushtarake të NATO-s sesa ai vetë, ka raportuar BBC,
“Nëse nuk do të kisha ardhur unë, nuk do të kishte NATO tani!!!” shkruan ai në platformën e tij Truth Social.
“Do të kishte qenë në grumbullin e hirit të Historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!!” përfundon ai.
Siç ju kemi thënë, kjo vjen pas kërcënimeve të tij për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të tij të NATO-s për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj planit të tij për të blerë Groenlandën
Sa i takon marrëveshjes për Groenlandën, presidenti amerikan tha se NATO “do të jetë shumë e kënaqur” me marrëveshjen pa dhënë detaje specifike.
“Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje ku NATO do të jetë shumë e kënaqur dhe ne do të jemi shumë të kënaqur,” i tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse përpjekja e tij për të marrë Groenlandën do të shkaktonte ndarjen e aleancës.
Trump përsëriti planet e tij për ishullin arktik, duke thënë: “Na duhet për sigurinë kombëtare dhe madje siguria globale është shumë e rëndësishme.”
“Mendoj se do të ndodhë diçka që do të jetë shumë e mirë për të gjithë. Asnjë nuk ka bërë më shumë për NATO-n se unë, siç kam thënë më parë, në çdo mënyrë,” shtoi Trump.
Sa I takon situatës së Iranit, Trump refuzoi të sqarojë nëse opsionet ushtarake janë ende në tavolinë.
“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha Trump kur një gazetar e pyeti në Shtëpinë e Bardhë për një veprim të mundshëm ushtarak.
“Thjesht do të shohim se çfarë ndodh me Iranin,” shtoi ai, para se të adresonte më direkt perspektivën e përdorimit të forcës.
“Një opsion ushtarak në tavolinë?” pyeti ai. “Nuk e di.”