Bota
Trump urdhëron: Zelensky të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të jetë gati për paqe

Detajet e radhës që vijnë nga Washingtoni duket se reflektojnë se një marrëveshje mes Ukrainës dhe SHBA-ve për mineralet e rralla ka dështuar, me firmosjen që mund të mos ndodhë.
Kjo, pas një takimi të flaktë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pasi nisi gjithçka me të qeshura dhe me një takim që dukej i paqtë, furia e Trump u lëshua mbi Zelenskyn gjatë takimit kokë më kokë me Zelenskyn, kur të pranishëm ishin reporterët.
Konferenca e përbashkët për shtyp mes tyre po ashtu është anuluar, kur ishte parashikuar të firmosej marrëveshja.
Trump shkroi menjëherë pas në median e tij sociale Truth: “Kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

