Bota
Trump ushtron presion mbi Putin/ Telefonata vendimtare për paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se të hënën do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, me synimin për të ndalur luftën shkatërruese në Ukrainë.
“Në fokus të telefonatës do të jetë ndalja e ‘gjakderdhjes’ që po shkakton mbi 5000 ushtarë të vdekur në javë nga të dy palët, si dhe çështjet e tregtisë,” shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Ky zhvillim vjen pas takimit ballë për ballë mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi, i pari takim i tillë në tre vitet e fundit. Ai gjithashtu ka thënë se pas bisedës me Putinin, do të kontaktojë presidentin ukrainas Zelensky dhe udhëheqës të NATO-s.
“Shpresoj që të jetë një ditë produktive, të arrihet një armëpushim dhe të mbarojë kjo luftë e dhunshme, një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë,” shkroi Trump.
Me këtë iniciativë, Trump përforcon profilin e tij si lider që kërkon paqen dhe zgjidhje konkrete në konfliktet globale.

