Bota
Trump “zbut” Putin, arrihet paqja e Ukrainës pas dy orësh bisedë telefonike mes dy presidentëve?

Biseda midis presidentëve të SHBA dhe Rusisë Donald Trump dhe Vladimir Putin, e cila zgjati gati 2 orë, ka përfunduar.
Putin u tha mediave se biseda ishte “informuese” dhe “shumë e dobishme” dhe shtoi se i shprehu mirënjohje Trumpit për pjesëmarrjen e SHBA-së në vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Rusia është në favor të ndërprerjes së armiqësive, por është e nevojshme të zhvillohen rrugët më efektive drejt paqes, tha Putin.
Ai shtoi se gjatë bisedës, Trump shprehu qëndrimin e tij për përfundimin e armiqësive në Ukrainë dhe “theksoi se Rusia është e përkushtuar për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë”.
Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë kompromise që u përshtaten të dyja palëve, tha Putin, duke shtuar se Peskov ose Ushakov do të sqarojnë më vonë detajet e bisedimeve me Trump.
Putin theksoi se Rusia është e gatshme të punojë për një memorandum me Ukrainën, përfshirë një armëpushim.
Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë kompromise që do të ishin të kënaqshme për të gjitha palët, thotë Putin.
Rusia është në favor të ndërprerjes së armiqësive, por është e nevojshme të zhvillohen rrugët më efektive drejt paqes, tha Putin.
Sipas shërbimit për shtyp të Kremlinit, Putin foli me Trump nga Qendra Arsimore Sirius.
Mediat raportojnë gjithashtu se përpara Putinit, Trump foli me Vladimir Zelenskyn.

