Connect with us

Kosova

E frikshme/ Trupi u gjet në një arë, Dalin PAMJET nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari

Janë publikuar pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij. Siç raportohet viktima ishte groposur në një thellësi prej dy metrash pas u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit, ndërsa mbetet ende mister ngjarja. Mediat e kosovës bëjnë me dije se trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se më datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Advertisement