Connect with us

Kronike

“Trupin e fshehëm në ferra, pastaj…”/ Dëshmia e bashkëpunëtorit të Esmerald Ballës

Dëshmia e 25-vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 62-vjeçarit Enver Balla nga djali i tij ka hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen makabër të Shënavlashit.

Sipas grupit hetimor, i punësuar si bari në fermën e familjes Balla, Edison Brahaj ka pranuar se ditën e krimit, më 13 gusht, ka qenë disa metra larg vendit ku u ekzekutua Enveri.

Ai ka pranuar se dëgjoi dy të shtëna dhe më pas është thirrur nga Aldi (Esmeraldi) për ta ndihmuar të zhvendosin trupin e viktimës të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra. Të nesërmen (më 14 gusht) janë kthyer dhe e morën trupin për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër.

“E kemi lënë trupin e pajetë në ferra në vendin e ngjarjes, pastaj në darkë e kam ndihmuar. E kemi futur në furgon dhe e dërguam te pusi. I hodhëm ca goma sipër trupit në pus që të mos dal nga uji. Më ka dhënë 2 milionë lekë të vjetra“- ka thënë ai.

Brahaj ka deklaruar se është paguar nga Esmerald Balla me 20 000 lekë, ndërsa 30-vjeçari i akuzuar për vrasje ka thënë se i ka dhënë 250 000 lekë. Gjatë kontrollit në banesë, Brahajt iu gjetën 145 mijë lekë

Advertisement