Connect with us

Politike

Tryeza opozitare e sherrit, reagon Adriana Kalaja

Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare vijon të shkaktojë përplasje dhe sulme mes vetë opozitarëve.
Pas sulmeve që drejtori i komunikimit te Sali Berishës, Alfred Lela, u drejtoi atyre që dolën kundër zhvillimit të tryezës, ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga Shpend Gashi, i cili e ka sulmuar publikisht Lelen.
Pas Gashit, edhe Adriana Kalaja ka reaguar duke kritikuar zëdhënësin e Partisë Demokratike.
Në një koment në postimin e Shpend Gashit, Kalaja shprehet se Alfred Lela ka qenë një nga arsyet pse ajo refuzoi ftesën e Sali Berishës.
“Një nga arsyet pse refuzova takimin”, shkruan Kalaja në komentin e saj.
Reagimi i Gashit:
“Një person-diarre, lëtyrë e neveritshme, arsyeja që marketingu (P.R) është përtokë e që ka funksion mediatik në PD, ishte munduar të më sulmonte përmes një shkrimi! Shkrim i dobët, njëjtë si përmbajtja e tij, i cekët, malinj dhe i paburrë, me shumë mundësi i shkruar me Chat Gpt, sikurse edhe libri i tij i vetëm. Nuk mund ta bënte ndryshe, pasi një herë e një kohë ky “zonjusha velvet” që u bë burrë kur hoqi pantallonat, ishte tmerri i redaktorëve, ngaqë u duhej të ribënin shkrimin, aq idiot dhe i paaftë siç ishte dhe është. Në privat, ia kam çuar mesazhin te vrima që e meriton! Në publik, po e përmbaj veten se ma kanë kërkuar shumë miq, por i them që: Ti dhe ata/ato të tjerë që pengojnë, zhurmojnë, largojnë opozitarët e vërtetë, ju vjen dita dhe nata bashkë… Intelektualizmin tim e tregojnë njerëzit që më vijnë në podcast, shkencëtarë, pedagogë 40 vite, autorë dhe audienca e mrekullueshme, kurse këtij prezervativit shumëpërdorimshëm, në botimin e vëllimit poetik alla BALLERINA i erdhën vetëm përfaqësuesit e Departamenteve të PD-së! Shnet, vemje! Do përballemi së shpejti! Gjenetikisht superior o idiot! Fiksoje këtë! Tung!“, shkruan Gashi.

Ka bërë thirrje për veprime të dhunshmë”- Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohet penalisht Adriana Kalaja - Gazeta Shqiptare Online

 

Advertisement