Lifestyle
Tuatara vetura më e shpejtë në botë arrin shpejtësinë maksimale, prej 532 kilometra në orë, rrëzon nga froni Bugatti Chironin
Vetura Tuatara ka vënë një rekord të ri botëror, e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometrash në orë, duke lënë “pas” kampionin Bugatti Chiron. Bugatti kishte arritur shpejtësinë prej 489 km.
Tuatara regjistroi shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në një pistë në Nevada, ku 7 milje të kësaj rruge ishin mbyllur për shkaqe sigurie.
Nuk ka ende një çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo veturë, por bazuar në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të kompanisë , thuhet se kjo veturë mund të arrijë shifrën prej 1.3 milionë dollarë.