Connect with us

Aktualitet

Tubimi pro Palestinës në Tiranë, protestuesit përplasen me Policinë

Ditën e sotme, u zhvillua një tubim kundër luftës së Izraelit në Gaza dhe në mbështetje të Palestinës. Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” me pankarta kundër luftës dhe vrasjes së njerëve të pafajshëm në Gaza. Ata tentuan të marshonin përmes bulevardit drejt sheshit “Nënë Tereza” po nuk u lejuan nga policia.

“Të ndalet dhuna për fëmijët një herë, është një dramë që po e përjetojmë jo vetëm ne por gjithë bota”, tha një protestuese.

“Ajo që po ndodh atje është gjenocid, është shfarosje, nuk mund të rrimë pa reaguar”, u shpreh një tjetër.

 

Ky është marshimi i dytë pro Palestinës që zhvillohet në Tiranë, ndërkohë që tubime të tilla janë mbajtur në shumë kryeqytete të tjera të botës, nga Evropa në SHBA.

Advertisement