Connect with us

Kosova

Tundje nga Serbia, shkundje nga Kosova/ Ja çfarë ka kërkuar Albin Kurti e Millosh Vuçeviç

“Aty ku Kosova s’gëzon njohje të shtetësisë të vet, “të jini të shkathët, sepse Prishtina nuk flë” – Ishte ky urdhëri që kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, u dha tërë diplomatëve të shtetit të vet për të luftuar shtetësinë e Kosovës nëpër botë, teksa dhe kërkoi prezencë kundërshtuese diplomatike serbe “në Greqi në veçanti”.

“Por, edhe në Kinë. Sepse gjatë vizitës time, unë pash sa aktivë janë ata atje dhe po provojnë të mbërrijnë bashkëbisedues në një vend miqësor të Serbisë…Ata që punojnë kundër interesave tona nuk flejnë, neve na duhet të jemi vigjilentë dhe ne offensive, si edhe të mos qëndrojmë të heshtur”, theksoi Millosh Vuçeviq.

Serbinë e luftën e saj ndaj Kosovës e pati kryefjalë, në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, saktësisht në ngjarjen homologe me ate ne Serbi: Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës.

Kurti iu drejtua diplomatëve kosovarë që shërbejnë anembanë botës të kenë vëmendjen në këtë rrafsh, e të jenë aktivë e të shpejtë në reagim.

“Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativash të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin dhe të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Ju duhet të veproni me vendosmëri dhe qartësi, dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia apo elementet e saj, ne duhet ta kemi të gatshme të vërtetën” – deklaroi Kurti duke kerkuar nga diplomatët qe të shkunden nga rehatia.

Advertisement