Politike
“Tup, turp, turp”, Braçe reagon pas sulmit të ambientalistëve në Kuvend: Ju hajdutë mjedisorë…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas sulmit të ambientalistëve dje para Kuvendit, të cilët iu drejtuan me fjalët “turp, turp”.
Në një reagim në rrjetet sociale Braçe i quan ‘hajdutë mjedisorë’ aktivistët që ishin mbledhur para dje kryesisë së Kuvendit duke protestuar kundër projektligjit të miratuar për ndërtimin e zonave të mbrojtura.
Braçe shprehet i revoltuar se në Parkun e Divjakës, ndryshe nga çdo territor tjetër nuk është lejuar asnjë ndërtim, qoftë me, apo pa leje.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
Përgjigje e qartë e shteruese për hajdutët mjedisore, përfshi hajdutin mjedisor të Salihut. Nuk ka shans asnjë nga ju hajdutët mjedisorë, të vendosë emrin tim në krah të një akti ligjor apo antiligjor, grabitës, vjedhës, shpërdorues, dëmtues, përvetësues-mbi të gjitha, në Divjakë apo në çdo cep të vendit;
Ftoj cdo hajdut mjedisor por edhe çdo investigator mjedisor te provoj te kundertën, ama ta provojë, ndryshe te qepe gojen me tel para se te nxjerre prej andej emrin tim.
Thënë këtë, më duhet ta bëj të qartë se unë as kam patur e as kam qofte edhe një milimetër tokë në kodër apo në fushë, në hapësirën bujqësore apo atë mjedisore-në park, në vijën bregdetare apo atë lagunore; do të jetë kështu dersa të kem frymë si zgjedhje e imja në raport me atë që është bërë publike dhe pasuri e të gjithë divjaksave.
E dyta, në 11 vitë në parkun Divjakë Karavasta nuk është lejuar të ndërtohet qofte edhe një milimetër me leje apo pa leje, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e territorit, si zgjedhje e imja, drejtuesve vendore, qeverive perfshire kryeministrin Rama ne krye te tyre.
Të dëgjoj sot se e keni mbrojtur ju parkun Karavastam është ti biesh vetes bam, bam, bam.
E treta, poooo, ju keni bere nje gje, ne emer te Divjakës, per Divjakën, kemi marre fonde kombetare e te huaja, keni perfituar ju, ppr jo parku; në PARK nga ato fonde nuk ka asgjë, zero
Thene kete, tani eshte koha e nis transparenca-do e bej une, per cdo qindarke kombetare e nderkombetare, deri tek e fundit e marre ne emer te Divjakës.
Nderkohe, mbështes plotesisht deklaratën e sotme të delegacionit të komisionit europian, lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura.
Eshte detyrë e Kuvendit, deputetëve mbi te gjitha, perfshi mua si deputet ne nje park kombëtar, te mbikqyr e mbikqyrim aktet nënligjore e çdo akt tjetër në zbatim te ligjit-përfshi ato që mbartin interesa ekonomike.
Po e përsëris: Interesi im ekonomik është zero, i hajdutëve mjedisore po, egziston bëjnë para si mjedisorë.