Connect with us

Politike

Turi Ballkanik i Edi Ramës, sa ka kushtuar xhiroja e kryeministrit me charter?

2 ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka bërë një “xhiro” në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të një turi të ‘vetëshpallur’ për Procesin e Berlinit. Përgjatë të gjithë turit në 5 kryeqytete të Ballkanit, të cilin e nisi nga Shkupi dhe e përfundoi në Beograd, Rama ka udhëtuar me charterin e famshëm, Ismaili. Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Rama në Beograd e KUDO në Ballkan me Ismailin, sa na kushtoi xhiroja e

Të paktën që prej vitit 2020, qeveria ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Por Rama kishte marrë shumë më pak me vete gjatë turit të tij. Gjithsej ka bërë 1325 kilometra në ajër, por ende nuk dihet kosotoja.

Pavarësisht kërkesave të mediave, sërish në kontratën me Air Albania nuk është përcaktuar një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Ndërsa Rama e ka përdorur disa herë në ditë përgjatë 48 orëve të fundit, e sa ka shkuar fatura, ky detaj ende nuk dihet.

Përveç faturës, nuk dihet as çfarë arriti kreu i qeverisë me xhiron e tij, që të vetmin lajm kishte përkeqësimin e marrëdhënieve me homologun e Kosovës, Albin Kurti.

Advertisement