Politike
‘Turi i falenderimeve’/ Rama nga Mati: Një rezultat i jashtëzakonshëm
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë qytetarët në Mat që i kanë votuar, por edhe ata që nuk kanë votuar. Për këta të fundit, ai tha se nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë duke votuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pjesë e së cilës ishte Ilir Meta.
Rama shtoi se gjërat kanë ndryshuar dhe tanimë, detyra e tyre është që të bëjnë ato që njerëzit që i besuan, të punojnë dhe të angazhohen.
“Nuk kemi ardhur për të ju kërkuar vota, por kemi ardhur për të ju falenderuar për të gjitha votat që na dhatë sepse ju e bëtë detyrën tuaj, ndërsa tani na takon ne që të bëjmë tonën që këtë investim në mbështetje të jua kthejmë në punë të mira dhe në mbarësi dhe mirësi për komunitetin tuaj. Shpeshherë shumëkush parapëlqen që t’i bjeri shkurt dhe të thotë se politika nuk ja vlen, por besoj se këtu në Mat, kush do që të kuptojë, i ka të gjitha mundësitë për të kuptuar se e kundërta vlen, politika dhe vota vlen sepse nuk janë të gjithë njësoj. Gjërat kanë ndryshuar dhe unë besoj se në këtë votë për PS, është edhe konfirmimi i ndryshimit, por edhe besoj se në këtë votë ka një pritshmëri të madhe prej nesh sepse tanimë, kjo pritshmëri, provë e faktit se ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë shpresën dhe t’i përgjigjemi shpresës së njerëzve me më shumë punë dhe angazhim dhe me më shumë rezultate sepse ndryshimet që kanë ndodhur janë të mjaftueshme për të parë se sa shumë kemi bërë.
Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ende shumë akoma dhe në fund të fundit ju na keni votuar për atë që prisni prej nesh dhe për atë që ne duhet të bëjmë. Theksi që kësaj fitoreje i kanë dhënë votuesit e djathtë, ata që nuk kanë votuar kurrë për PS-në. Legjendare që Klosin e fitoi një grua që i ka shërbyer komunitetit për shumë vite, e cila është ndër më të spikaturat kur merr prej njerëzve atë që ata duan të thonë dhe kur i përgjigjet atyre me përkushtim dhe me një sens përkujdesje që e ka bërë Valbonën të jetë ndër njerëzit më të respektuar. Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës, e jashtëzakonshme ndryshimi. Edhe Bulqiza, edhe Klosi do të jenë në këto vite në pararaojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre. Falenderimi i duhet bërë të gjithë votuesve. Falenderoj edhe ata që nuk erdhën në votime, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin e një vote për “Bashkë Fitojmë” për “Like floririn”. Ju kanë hequr aq shumë vota atyre. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të gjithë Shqipërinë, atë përmbysje në harta ta kthejmë në përmbysje për të gjitha aspektet e jetës“- tha Rama.