Connect with us

Aktualitet

Turistët ikën pa paguar/ Pronarët e restorantit: Të prekur nga gjesti i Melonit

Largimi me vrap i katër italianëve për të mos paguarën faturën, mori vemendje ngado në botë. Porosia e kryeministres italiane Giorgia Meloni ndaj ambasadorit italian në Shqipëri për të paguar faturën prej 80 eurosh ndaj restorantit, ka bërë që shumë media ndërkombëtare të shkruajnë për këtë rast.

Një reagim ka ardhur nga pronarët e restorantit, të cilët duket se janë prekur nga gjesti i kryeministres italiane. Ata thonë se turistët italianë i kanë bërë publicitet të madh qytetit të Beratit, dhe se paratë që u pagua fatura, do ti ruajnë si kujtim për ‘syrin e keq’.

“Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar, por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata turistë italianë që ikën pa paguar, na kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashmë e thamë se kjo nuk ishte problem pasi italianët janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë në Itali kur emigruam. Ne urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!

Falenderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi! Na nderoi shumë me ardhjen në pushime në Vlorë!

Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni, Viva Itali, Viva Albania!”, shkruan Gabriela Kadena, pronare e restorant Guvës Mangelam.

Advertisement