Lifestyle
Turli në tavë me patëllxhanë dhe bamje – Shije e Përsosur
Bamjet dhe Patëllxhanët janë perimet më fantastike të stinës, plot shije e të pasura me vlera ushqyese.
Tradita e kuzhinës shqiptare në përgatitjen e këtyre dy perimeve është e mrekullueshme në shijen që ofron.
Të përgatitura në tavë balte e të pjekura në furrë, gjellë apo edhe supë, bamjet dhe patëllaxhanët mbeten përherë fantastike në shijen e tyre.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e bamjeve dhe patëllxhanëve turli, një nga mënyrat më tradicionale të përgatitjes së bamjeve dhe patëllxhanëve.
Kjo recetë është traditë tipike e kuzhinës shqiptare por padyshim ajo përgatitet gjerësisht në të gjitha trevat.
Përgatitja e Bamjeve dhe Patëllxhanëve Turli në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Nuese preferoni ta përgatisni edhe me mish atëherë tek përbërësit do shtoni edhe 4-5 thela mish)
- 500 gr bamje
- 500 gr patëllxhanë
- 2 filxhanë kafeje me vaj ulliri
- 2 kokrra qepë
- 4-5 kokrra domate
- Kripë
- Majdanoz
- 2-3 filxhanë kafeje me uthull (sipas preferencës)
Përgatitja
Në rastin kur bamjet janë të freskëta, AgroWeb.org ju sugjeron që t’i pastroni nga bishti në formë konike dhe t’i vendosni në ujë me kripë e uthull për 30 minuta.
E njëjta gjë bëhet edhe me patëllxhanët, të cilët pastrohen, lëkura u qerohet në rripa-rripa dhe vendosen në ujë me kripë e uthull për 15 minuta në mënyrë që t’u largohet hidhësia
Bamjet fërkohen me njëra tjetrën që t’u largohet pushi, më pas shpëlahen, kalohen në skuqje të lehtë dhe rreshtohen në tavë me bishtat anash duke shtruar në fund feta domatesh.
Edhe patëllxhanët priten në feta të rrumbullakëta apo për së gjati, kalohen në skuqje dhe vendosen me rradhë në tavë.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që në vajin e ullirit që ka mbetur të kaurdisni qepën e grirë hollë, të hidhni kripën, domatet e qëruara nga cipa, t’i grini hollë dhe t’i kaurdisni.
Në rastin kur e përgatisni me mish, atëherë mishin kaurdiseni si fillim me qepët e grira e më pas vijoni me domatet dhe vijoni përgattitjen.
Hidhini salcës dy gota ujë, shtoni kripë, majdanoz të grirë hollë dhe u hidhet bamjeve dhe patëllxhanëve në tavë.
Sipër vihen feta domateje, u hidhet lëng mishi ose ujë dhe futet në furrë parangrohur në 200 gradë derisa tava të mbetet me pak lëng