Connect with us

Sport

Turpërimi që Armand Duka i bëri Kombëtares në Rinas: Vetë kaloi te “VIP Area” dhe lojtarët te pasagjerët e thjeshtë

Përpara nisjes së kampionatit Europian, Armand Duka u kujdes të propagandonte se institucioni që ai drejton kishte marrë të gjitha masat për t’i servirur Kombëtares shqiptare kushte dinjitoze.

Por kjo e martë rrëzoi të gjithë fasadën që ai kishte ngritur duke turpëruar lojtarët e përfaqësueses shqiptare.

Gazeta TemA ka mësuar se gjatë kthimit të delegacionit të Kombëtares nga Gjermania për në Shqipëri Armand Duka vendosi që i gjithë stafi i Kombëtares të kalonte tek sektori i pasagjerëve të thjeshtë, ndërsa ai vetë zgjodhi të kalonte tek “VIP Area”, veçmas të gjithëve.

Një gjest i turpshëm ndaj djemve dhe stafit kuq e zi që na përfaqësuan në mënyrë dinjitoze.

Ndërsa Armand Duka ishte i vetmi që na bëri të ndihemi të turpëruar dhe qesharak në deklaratat e tij se jo vetëm do kalonim grupin, por do shpalleshim kampion te Europianit.(TemA)

Advertisement