Kosova
Turpi mbyllet pas 10 muajsh/ Kosova nis udhëtimin e merituar
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka thënë se e mirëpret këtë vendim të cilin e ka quajtur hap të rëndësishëm.
Në një postim në Twitter, eurodeputeti ka thënë se më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të nis udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza.
“Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, ka shkruar eurodeputeti holandez